Ish-banori i edicionit të dytë të BBV Armaldo Kllogjeri, ka rrëfyer detaje të cilat rrallëherë zbulohen në botën e ekranit dhe televizionit kur bëhet fjalë për paratë.
I ftuar në emisionin “E Diell Folk”, tenori Armaldo Kllogjeri ka folur pa dorashka dhe ka zbuluar se pasioni dhe profesioni i tij muzika, e ka shpërblyer nga ana monetare.
Pasi ‘shkundi’ skenën me një kolazh me këngë popullore, këngëtari iu përgjigj pa hezitim disa pyetjeve ‘pikante’, të cilat shpesh shmangen nga këngëtarë të tjerë.
Pasi u pyet se sa para merr nëpër dasma, Armaldo tha se paguhet goxha mirë dhe mundohet gjithmonë të gjejë gjuhën e përbashhkët dhe të bëjë kompromis për dasmat, mbrëmjet apo eventet në të cilat ai këndon live.
Pjesë nga intervista:
Sa lek merr nëpër dasma dhe si ja bën për bakshishet?
Armaldo Kllogjeri: Ç’është e vërteta nuk tregohet se sa lek marrim. Marrim! Ajo që marrim, të paktën unë personalisht, nuk dua të dëmtoj as atë që më jep lekët, por gjejmë një kompromis.
Të hedhin bakshish?
Armaldo Kllogjeri: Në qoftë se mi hedhin mua, padyshim i marr unë. Nëse ia hedhin dhëndrrt, i merr dhëndri.
Kujtojmë se Armaldo Kllogjeri para eksperiencës në BBV, punonte si tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit, por për shkak të tejkalimit të afatit të lejes, ai është pezulluar automatikisht nga puna.