Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia, ka reaguar pas humbjes në Bashkinë e Shkodrës.

Në një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ai shkruan se çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, duke hedhur kështu akuza për ndikim të botës së krimit në zgjedhjet e 14 Majit.

“Çdo pushtet i dalë nga bota e krimit dhe paratë e pista nuk jeton gjatë, ndërsa shpirti i lirë i Shkodrës i ka rezistuar edhe kohëve më të errëta. Mirënjohje për të gjithë qëndrestarët dhe ata që nuk bëjnë kompromis për lirinë”-shkruan Spahia.