Policia e Durrësit njofton se shtetasi kosovar Skënder Rama që kishte ardhur me pushime por humbi në Durrës dy ditë më parë, është gjetur.

Falë publikimit të lajmit në media, shoqëruar edhe me fotografi, bëhet e ditur se ai është identifikuar nga një qytetar në afërsi të vendit të quajtur “Sektor Rinia”, i cili më pas ka lajmëruar policinë.

Nga deklarimi i dhënë në prani të Oficerit të Policisë Gjyqësore rezulton se S.Rama ka humbur orientimin dhe nuk ka probleme.

Shtetasi Skender Rama 55 vjeç, banues në Kosovë, ditën e shtunë ka ardhur me pushime në Durrës (një grup shoferësh, 44 veta) dhe rreth orës 19:00 ka dalë nga hoteli ku ishin akomoduar të gjithë pushuesit, në afësi të Shkëmbit të Kavajës dhe nuk është kthyer më. Fatmirësisht u gjet pa probleme një ditë më pas.