Personi që po shikoni në foto është Mikel Kovaçi, 19-vjeçari që ndodhet tek Spitali I Traumës në gjendje të rëndë për jetën.

Kovaçi u përfshi në një sherr masiv me thika pasditen e sotme, në të cilin humbi të vëllanë. Flogert Kovaçi, 28 vjeç, humbi jetën pas plagëve të marra si pasojë e sherrit me thika mes dy vëllezërve dhe një grup të rinjsh që nuk janë identifikuar ende.

Të rinjtë u takuan për tu sqaruar pas një debate kishin pasur për një vajzë, por sherri përfundoi me një të vdekur e një të plagosur.