Megjithese Kamala Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e dështuar për presidencën e SHBA, ajo duket se do të marrë shpërblime të majme nga shtëpitë botuese. Mësohet se të fitojnë deri në 20 milionë dollarë për një libër me të fshehtat e Shtëpisë së Bardhë të presidentit Biden si dhe rrëfenjat e fushatës së humbur ndaj Trump.
Edhe pse Harris shpenzoi një rekord prej 1.5 miliardë dollarë në fushatën e deshtuar për presidencën e SHBA,shpërblimi që do të marr nga shtëpitë botuese është i majmë.
Siç shkruajnë mediat amerikane, pikërisht në momentin që Kamala humbi ndaj Trump, ofertat erdhën nga të gjitha anët e botës së publikimeve për një libër mbi marrëdhënien mes Joe e Kamala atë që ndodhte në zyrën Ovale dhe ulje ngritjet e fushatës së saj.
“Ata na japin paraprakisht shifra rreth 20 milionë $, ndoshta më shumë nëse heqim dorë nga të drejtat e publikimit”.
Për të shënuar një shifër të tillë personale nuk do të ishte çudi për 60 vjeçaren Kamala, teksa dhe Barack e Michelle Obama morën për librin e tyre nga shtëpia botuese Penguin Random House $65 milionë paraprakisht në vitin 2017.