Katër agjentë të shërbimeve sekrete në Shtetet e Bashkuara, kanë humbur jetën në një aksident rrugor.
Lajmin e bëjnë të ditur mediet amerikane, sipas të cilave bëhet fjalë për dy agjentë meshkuj dhe dy femra, përgjegjës për sigurinë e ish-sekretares së Shtetit Hillary Clinton.
Ata po udhëtonin me makinë gjatë një stuhie dëbore, kur papritur një automjet u ka dalë përpara duke u prerë rrugën.