Policia e Kavajës ka dhëne informacion mbi një ngjarje të rëndë që është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Qerret të Kavajës, ku 4 shtetas rusë u gjetën të vdekur në një sauna.

“Rreth orës 22:20, në Qerret, Kavajë, në ambientet e saunës të një hoteli, dyshohet se janë asfiksuar dhe për pasojë kanë ndërruar jetë shtetasit Rus, K. S, 31 vjeçe, N. L, 58 vjeç, N. A, 37 vjeçe dhe S. A, 40 vjeç.”- njofton policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.