Bota e futbollit është në zi si pasojë e një aksidenti tragjik. Dy lojtarë të skuadrës së njohur sllovene Maribor kanë humbur jetën gjatë një aksidenti automobilistik.

Futbollistët që mbeten të vdekur janë, Darmjan Marjanoviç 21 vjeç dhe Zoran Baljak po 21 vjeç. Gjatë kohës që ndodhi aksidenti, ekipi i Mariborit po kthehej nga një ndeshje kontrolli dhe si shkak i shpejtësisë së tepërt shoferi nuk ka mundur që të ruajë kontrollin e autobusit në një kthesë të fortë dhe është përplasur me murin në krah të rrugës.

Bëhet me dije se janë të plagosur edhe disa futbollistë të tjerë që po marrin ndihmën e shpejtë.