Dy foshnja të mitura të moshës 1-vjeçare kanë ndërruar jetë një ditë më parë, njëra prej të cilave në spital, ndërsa tjetra në gjumë.

Policia bën me dije se 1-vjeçarja në Lezhë është dërguar në gjendje të rënduar në spital ku dhe ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Për të njëjtat shkaqe ka humbur jetën edhe e mitura në Tiranë, e cila ka mbërritur pa shenja jete në spital.

NJOFTIMET E POLICISË:

Më datë 02.03.2018, ka vdekur fëmija e mitur 1 vjeçe, banuese në Lezhë, e cila është sjellë më datë 27.02.2018, nga spitali i Lezhës në gjendje të rëndë shëndetësore. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Më datë 02.03.2018, në banesë, në gjumë, ka vdekur shtetasja e mitur M.T., vjeçe 1. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim. Dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.