Tre femra shqiptare, anëtare të së njëjtës familje, kanë humbur jetën mbrëmjen e së premtes, së javës së kaluar, në një aksident tragjik të regjistruar në një qytet të Kanadasë.
Xhemile Vokshi, 55 vjeç, si dhe e bija e saj Valbona Vokshi 35 vjeç së bashku me vajzën Isabela Kuçi, 5 vjeç kanë mbetur viktima të aksidentit të frikshëm, ku u përfshinë 12 automjete.
Në aksidentin ku humbën jetën 3 femrat shqiptare vdiq edhe një student që vetëm pak ditë më pas do të diplomohej.
Lajmi tragjik i vdekjes së Valbonës, së bashku me të ëmën dhe vajzën, është konfirrmuar nga një mike e familjes, Katerina Seitaj.
“Valbona e donte jetën dhe kishte shumë shpresa dhe ëndrra për të ardhmen. Ajo ishte e dashur dhe përkujdesej për këdo. Nëna e saj dhe vajza ishin e gjithë bota për të”,- rrëfen Seitaj.
Motra e Valbonës, Blerta dhe nipi 2 vjeçar po udhëtonin në një tjetër automjet, që mbeti i përfshirë në aksident, por fatmirësisht pa pasoja.
Miqtë dhe kanë hapur një llogari bankare për të mbledhur ndihma për familjen.
Valbona Vokshi kishte shkuar në Kanada në moshën 20 vjeçare dhe kishte punuar me orë të zgjatura në një restorant për të mbajtur prindërit dhe motrën e saj.





