Një tjetër trajner i shkarkuar në Serinë A. Bëhet fjalë për Euxhenio Korinin.

Humbja ndaj Veronës, ka rezultuar fatale për teknikun e Breshas, i cili mori drejtimin e “dallëndysheve” një vit më parë, teksa u shkarkua nga drejtuesit për rezultatet të dobëta.

Humbja ndaj Veronës ishte e treta radhazi për Breshan, e cila në 11 javë kampionat ka arritur të sigurojë vetëm 7 pikë.

Alternativa e mundshme për të zëvendësuar Korinin është trajneri uruguaian Diego Lopez, i cili në të kaluarën ka drejtuar Kaljarin dhe Bolonjën.