Moderatorja Hygerta Sako deklaroi se periudha kur humbi të atin ka qenë më e vështira në jetën e saj. Përpos humbjes, prezantuesja u shpreh se ishte edhe vetëm, pasi fill pas vdekjes së të atit, erdhi rasti i parë me Covid-19 në Shqipëri dhe të gjithë dhimbjen, Sako e kaloi në izolim.

“Ka qenë një periudhë shumë e vështirë në jetën time pas vdekjes së babait ndodhi edhe rasti i parë me koronavirus. dhe nisi izolimi. Imagjinoje në këtë periudhë të mbyllesh në karantinë e të mos dalësh. E kaluam këtë gjë pa njerëz afër. Ime motër jeton në Itali dhe iku me tragetin e fundit. vëllai jeton në Durrës dhe e ka të pamundur që të vijë. Eshtë periudha më e vështirë e jetës time,”– tha gazetarja.

Në fillim të muajit mars, Hygerta Sako humbi babain e saj. Moderatorja sportive, ndau me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, dhimbjen për humbjen e njeriut të saj të shtrenjtë.