23gusht 2015 – Humbja e Flamurtarit të shtunën në Fier ndaj Teutës, nuk ka kaluar pa pasoja për skuadrën e Lëvit.Sapo ka rënë vërshëllima e fundit e ndërkombëtarit Lorenc Jemini, tifozët vlonjat të pranishëm në stadiumin “Loni Papuçiu” kanë shpërthyer në ofendime ndaj lojtarëve të skuadrës së tyre të zemrës.Madje tifozët, të pakënaqur nga paraqitja e skuadrës së Lëvit, nuk kanë kursyer as drejtuesit e skuadrës, ndërsa kanë qenë të mërzitur për zgjedhjet e lojtarëve në fushë.

E në një farë mënyre tifozët janë kapur dhe me njëri-tjetrin, aq sa është dashur ndërhyrja e policëve për të zgjidhur situatën, e cila për fat nuk është rënduar më tej.“Flota Kuqezi” është munduar ta mbështesë skuadrën gjatë gjithë 90 minutave, por më pas ka qenë e pakënaqur për humbjen, ndaj dhe nuk i kanë kursyer ofendimet.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/