Në Napoli ka kapluar heshtja pas humbjes ndaj Interit me rezultatin e bujshëm 0-3. Presidenti i klubit kampion, De Laurentiis, nuk e la trajnerin Mazzari për të folur pas përfundimit të ndeshjes për mediat. Numri një i klubit napoletan ishte tepër i nervozuar me arbitrimin e gjyqtarit të ndeshjes, Massa, pasi sipas tij, gabimet e gjykimit të sfidës bën që Napoli të humbiste. Goli i parë duhej të anulohej sipas De Laurentiis, pasi Lautaro fillimisht shkaktoi faull ndaj Lobotka.

Më pas ndërhyrja e mbrojtjes zikaltër brenda zonës ndaj Osimhen duhej dhënë penallti, thekson përsëri presidenti i Napolit. Në fundi e ndeshjes, pati protesta të forta në tunelin e dhomave të stadiumit, por në fund të fundit, ishte Interi ai që doli me tre pikët nga “Maradona”. “Ne nuk përfshihemi në teori konspirative. Ne humbëm për shkak të arbitrit. Na vjen keq për tifozët”, u rrëfye De Laurentiis.