Pas përfundimit të numërimit të votave dhe regjistrimit të humbjes së Partisë Demokratike, ka ardhur reagimi i parë nga kandidatët e PD-së për qarkun e Durrësit.

Bëhet fjalë për Erzen Laçin, i renditur i 14 në listë dhe Merita Dakovelli, e renditur e 15 në listë, të cilët përmes postimeve në rrjete sociale falenderojnë qytetarët që i votuan më 25 prill.

Laçi, në zonën e së cilit PD siguroi 1060 vota më shumë se Partia Socialiste, shkruan se pavarësisht se qytetarët ishin nën presionin e vendit të punës, blerjes së votës, shantazhit dhe makinerisë kriminale të Edi Ramës, e mbështetën në zgjedhjet e të dielës dhe për këtë do t’ju jetë mirënjohës gjithë jetën.

Për Dakovellin, qeveria nuk mund të ketë më shumë se dy mandate, sepse rrezikojmë të kthehemi në totalitarizëm, ndërsa shton se fatkeqësisht ndryshimi nuk erdhi.

Te dashur banore te Katundit te Ri, Sukthit,Rrushbullit,Manzes dhe Ishmit Faleminderit per mbeshtetjen qe me dhate ne…

Posted by Erzen Laci on Tuesday, April 27, 2021

Të nderuar miq, të afërm dhe të gjithë ju që besoni tek unë dhe Partia Demokratike! Ju falenderoj shumë për…

Posted by Merita Dakovelli Faqja Zyrtare on Tuesday, April 27, 2021