Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Edi Paloka do të zhvillojë një konferencë për mediat mesditën e sotme.

Mësohet se konferenca për mediat do të bëhet në orën 12:00 pranë degës së Partisë Demokratike në qytetin bregdetar.

Kjo do të jetë dalja e parë në publik e kryesuesit të listës së PD-së për Durrësin pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit.

Në këtë qark demokratët mundën të sigurojnë vetëm 6 mandate me 63431 vota ndërsa 76924 vota shkuan për Partinë Socialiste, e cila arriti të merrte sërish 8 mandate, ashtu si 4 vite më parë.