Ndërkohë që kanë filluar të shtohen gjithnjë e më shumë zërat, edhe nga drejtuesit e lartë të PD dhe deputetët e saj që pranojnë tashmë humbjen e thellë në shkallë vendi, ish-kryetari i degës së PD-së në Durrës komenton humbjen e partisë ku aderon.

Në një koment, që ai bën poshtë statusit të botuar një ditë më parë, Stafa shigjeton liderin Lulzim Basha për humbjen.

Për Stafën, “PD ka nevojë tëshkundet , te rikthehet ne shinat e saje per te cilen ka lindur ne 90-en”.

Komenti i Osman Stafës

Po gjendet ne nje situate tejet te veshtire … do dhe duhet te ribehet se ka qen dhe eshte pasuri kombetare…humbja ka lidhje te drejt perdrejt me liderin por ringritja do gjendet brenda PD-s ku un besoj qe shume shpejt do te ringrihet bazuar energjive dhe potencialeve qe PD-ja ka. Ka nevoj te shkundet , te rikthehet ne shinat e saje per te cilen ka lindur ne 90-en.