Bayern Munich pësoi një disfatë të rëndë ndaj Bayer Leverkusen me bavarezët që u mposhtën në transfertë me shifrat 3-0.

“Aspirinat” e trajnerit Xabi Alonso i “dhuruan” bavarezëve një goditje të fortë për llogaritë e kampionatit teksa Leverkusen aktualisht udhëheq Bundesligën me pesë pikë më shumë se rekordmenët gjermanë.

Pas humbjes me Leverkusen, tifozët bavarezë shpërthyen në akuza ndaj trajneri Thomas Tuchel. Nëpërmjet rrejeteve sociale, pjesa më e madhe e tifozëve të Bayern Munich ishin të bashkuar në një pikë, kërkojnë me ngulm nga drejtuesit që të largojnë Tuchel. Trajneri 50-vjeçar iu bashkua Bayernit në marsin e vitit të kaluar, teksa ka fituar kampionatin sezonin e kaluar.

Por, ky sezon ka nisur keq me Bayernin që humbi Superkupën, u eliminua nga Kupa e Gjermanisë dhe tani e sheh veten pesë pikë prapa Leverkusen në kampionat. Ndaj, tifozët kërkojnë një reagim nga drejtuesit, por edhe nga vetë Tuchel që të marrë përsipër përgjegjësitë dhe të largohet.