Teksa tashmë është e dukshme që PS ka korrur një fitore dërrmuese në zgjedhjet e 14 Majit, ka ardhur edhe reagimi i parë nga opozita.
Deputetja e PD-së, Flutura Açka, në një postim në rrjetet sociale thotë se tani fajtorët duhet të ikin në shtëpi, dhe jo të kërkojnë alibi.
“E trishtueshme për ne: humbësat dhe babadumsat.
Tani fajtorët të ikin në shtëpi, jo të kërkojnë alibi. Jo Shqipërinë nuk e fituam, por Himarën e “helenizuam” dhe Tropojën të kërcejë tallava e detyruam.
Pjesë e humbjes sonë janë edhe shoëman-ët dhe shoë-ëoman-et e mbrëmjeve tona politike, që i ngopën të djathtët me rrenën e madhe të rilindjes blu nëpër ekranet bujare me para e pabesi të dhuruara nga banda mavi.
Keni moral të flisni ende ju për demokraci?!”-shkruan Açka.