I ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, ish-deputeti durrsak Igli Cara ka pranuar se në qytetin bregdetar ka pasur vjedhje votash dhe manipulime, por sipas tij këto nuk ishin këto faktori kryesor pse PD humbi thellë në zgjedhjet e 25 qershorit.
“230 mijë demokratë në të gjithë Shqipërinë, që munguan ditën e votimit kanë refuzuar ofertën e Bashës”, tha Cara.
Sipas Carës, Basha u bë mbështetës që Rama të ishte për 4 vitet e ardhshme sërish kryeministër i vendit.





