Humbja 0-2 ndaj Juventusit ka rihapur diskutimin në lidhje me largimin e trajnerit Vincenzo Montella nga skuadra e Milanit.
Për momentin, drejtuesit e klubit kanë deklaruar se vazhdojnë të besojnë te Montella, por bëhet fjalë për një besim që mund të zgjasë edhe disa orë.
Klubi prej disa ditësh ka nisur bisedimet me Paulo Sousa, që është zgjedhur nga drejtuesit si pasuesi i Montella në stolin e kuqezinjve.
Paulo Sousa nuk ka dëshirë të marrë një ekip në mes të sezonit me një projekt të nisur nga një trajner tjetër, por dëshiron të ulet në stolin e një ekipi të madh dhe vështirë se mund të refuzojë një ofertë nga Milani.
Menaxheri i tij Sem Moioli ndodhet në Angli, por pritet që nesër të jetë në Milano. Në rast se Sousa refuzon, atëherë skuadra do të drejtohet nga trajneri i të rinjve, Gennaro Gattuso, deri në fund të sezonit.





