Dy humbje dhe Klop e di që situata nuk është më si më parë.

“Do më pëlqente që të mos e përmendnit më humbjen me Uotfordin. Por ne e merituam këtë humbje me Çelsin, sepse ata shënuan dy herë dhe ne bëmë gafa të rënda me të dy golat. Pastaj ishte një ndeshje tërësisht e hapur”, tha trajneri i Liverpulit.

“Nuk jemi të pafat në këto momente. Po luanim mirë dhe Adrian bëri një pritje të shkëlqyer përpara golit. Duhet të jemi gati për këto momente. Luajtëm ndaj Çelsit dhe ata janë shumë të fortë në kundërsulm. Shumë aspekte të ndeshjes më pëlqyen.

E dimë që duhet të përmirësohemi. Nuk janë tri javët më të mira të sezonit, por kemi shansin të bëjmë tri javët më të mira tani dhe ky është plani. Nuk na intereson Atletiko.Mendojmë vetëm për Bornmëthin. Askujt nuk duhet t’i vijë keq për ne. Do të nisim të fitojmë dhe këtë duam ta bëjmë nga e shtuna”.