E ndërsa lojtarët spanjollë po përgatisnin valixhet për t’u larguar nga Euro 2016 pa kaluar as fazën e 1/8, mediat spanjolle kanë nisur të “kryqëzojnë” ekipin e tyre.
Gazeta spanjolle Marca shkruan: “Përfundoi një cikël. Spanja e Del Bosque sapo ka humbur 2-0 kundër Italisë. Spanja kampione humbet dhe përshëndet Europianin”.
Në Barcelonë, faqja e sportit është akoma edhe më dramatike. “Spanja eliminohet nga Europiani.”
AS është akoma edhe më e ashpër se Marca. Jo fundi i një cikli, por fundi i një epoke. Në përmbledhje ajo sulmon lojtarët e Del Bosque: “Një pjesë e parë shkatërruese ku De Gea evitoi një goleadë”.
E ndërsa italianët janë në festë, gjermanët ironizojnë: “Spanja jashtë Të kaltrit? Gjyshërit italianë janë gati për Loew”.





