Pas humbjes 1-2 ndaj Pogradecit në Vlorë, presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka marrë një vendim të fortë, duke shkarkuar trajnerin Andrea Agostineli dhe të gjithë stafin teknik.
Ky vendim erdhi pas një performance zhgënyese të skuadrës, që nuk po arrin të përmbushë pritshmëritë.
Për të pasuar Agostinelin, Flamurtari ka emëruar si trajner të ri Artim Pollozhanin, nga i cili pritet të ndryshohen dinamikat e skuadrës dhe të rikthehen rezultatet pozitive në kampionat.