Reali i Madridit mund ta ketë marrë tashmë vendimin për të ardhmen e Xabi Alonsos pas humbjes 2-1 në ndeshjen ndaj Manchester Cityt.Mbrëmjen e së mërkurës, Reali i Madrid priti Manchester Cityn në “Santiago Bernabéu” për një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Para ndeshjes, presioni mbi trajnerin Xabi Alonso kishte arritur pikën kritike, mes raportimeve se tekniku spanjoll e ka humbur mbështetjen e dhomës së zhveshjes.Fatkeqësisht për Alonson, sfida nuk shkoi sipas planeve. Edhe pse madrilenët kaluan fillimisht në epërsi, ata u mundën 2-1 falë golave të Nico O’Reilly dhe sulmuesit të Cityt, Erling Haaland.

Dhe në vijim të këtij rezultati, duket se Real Madrid ka marrë tashmë një vendim sa i përket së ardhmes së Alonsos në klub. Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Xabi Alonso do të vazhdojë, pavarësisht krizës, në krye të Realit të Madridit, por situata nuk do të tolerohet shumë gjatë.Me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara nga 15 të mundshme në pesë ndeshjet e fundit të La Ligës, drejtuesit e klubit thuhet se kanë zhvilluar një takim urgjent për të analizuar situatën e trajnerit, por me sa duket vendimi përfundimtarë ka qenë që të vazhdojë bashkëpunimi. Thuhet se drejtuesit e klubit do të presin Superkupën e Spanjës në janar si testin final të Xabi Alonsos për ta shpëtuar pozicionin e tij.