Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas ndeshjes ku skuadra e tij u mposht nga Partizani.
Martini deklaroi se është i kënaqur për atë që skuadra tregoi në fushë, por shtoi se duhen pikët. Sipas tij, ekipi i kishte rastet, por mungoi vetëm goli.
Në përgjithësi jam i kënaqur me lojën. Pikët janë ato që mbyllin hesapet në fund. Luaj mirë sa të duash, kur mungojnë pikët, vijnë problemet. Djemtë luajtën mirë dhe më vjen keq për rezultatin.
Gjini dhe Faust do jenë ndihmë e madhe. Nuk kanë gjendjen më të mirë, por për të dy jam i kënaqur dhe mendoj se do na ndihmojnë në ndeshjet e ardhshme.
Edhe Daci edhe Peposhi u dëmtuan, po ashtu edhe Qaqi. Ishin ndërrime të detyruara. E vetmja gjë që mund të bëja, ishte që t’i lutesha Zotit të futej topi në rrjetë, sepse rastet i kishim.
E filluan me dy raste të pastra, ashtu edhe në pjesën e dytë, kur u ndalëm nga shtylla. Nuk ka ndeshje të lehta. Në letër është ndryshe, por fusha ka treguar të kundërtën. Çdo ndeshje është si finale. Të ecim përpara, se e premtja vjen shpejt.