Basketbolli dhe sporti shqiptar ka humbur sot një nga kontribuesit më me emër. Ish-basketbollisti dhe ish-trajneri i Partizanit, Arben Fagu është ndarë mëngjesin e sotëm nga jeta në moshën 65-vjeçare.
Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe për fat të keq nuk mundi të shërohej.Arben Fagu ka drejtuar dhe ekipin kombëtar të basketbollit për meshkuj si dhe Dinamon.
Ai ishte vëllai i një tjetri ish-basketbollisti të njohur, Agim Fagu, si dhe i biri i themeluesit të klubit të basketbollit të Partizanit, Besim Fagu. Përveç kontributit në parket, Arben Fagu ushtronte dhe detyrën e pedagogut në Universitetin e Sporteve.