Pas ecurisë fantastike në këtë sezon, vjen edhe një lajm i hidhur për Teutën. Bruno Dita ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe me shumë gjasa ka mbyllur sezonin e tij. Mesfushori që ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës durrsake u dëmtua në ndeshjen ndaj Partizanit. Fillimisht u mendua për diçka të lehtë, por vizitat mjekësore treguan të kundërtën. Pasi u ekzaminua nga mjekët u pa se lojtari kishte këputur ligamentin në gjurin e tij, që në fakt është një dëmtim tepër i rëndë. Trajneri Magani ka humbur një lojtarët e tij më cilësorë me dëmtimin e Ditës. Urojmë që Bruno Dita të rikthehet sa më shpejtë në fushën e lojës, pasi është një lojtar me vlera për Teutën.
Humbje e madhe për Teutën, Dita mbyll sezonin me dëmtim të rëndë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Inteligjenca amerikane zbulon planin iranian për minimin e Ngushticës së Hormuzit
Zjarr në një autobus në Zvicër, 6 të vdekur dhe disa të plagosur! Dyshime se dikush i vuri flakën vetes
“E dua mo vlla”/ Selin shtanget pasi dëgjon për herë të parë deklaratat e Mirit, reagimi i banores: Ndjej keqardhje sepse…
Paralajmëroi Iranin, Trump merr masa: Shkatërruam 10 varka që vendosnin mina në Ngushticën e Hormuzit





