Shqipëria pësoi një humbje të turpshme me Luksemburgun, e pesta radhazi. Kuqezinjtë u mundën 2 – 1 me përmbysje në miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Josy Barthel”, ku mbështetësit shqiptarë ishin më të shumtë.

Gianni De Biasi luajti me 3 mbrojtës, një skemë që la shumë hapësira në prapavijë. Një pjesë e parë ku të dy ekipet patën raste shënimi, por pa sukses.

Kuqezinjtë shpërdoruan shumë, edhe kur porta ishte e boshatisur. Lenjani dhe Roshi humbën mundësi të arta. Pas pushimit ishte Shqipëria që shënoi e para. Roshi nuk gaboi në minutën e 52’.

Luksemburgu tregoi vendosmëri duke kërkuar golin me kalimin e minutave. Në të 63’ Turpel realizoi pas një kundërsulmi që gjeti mbrojtjen kuqezi të paorganizuar. Goli i dha më shumë zemër lojtarëve vendas dhe në minutën e 74’-t.

Përpjekjet e mëvonshme të lojtarëve të Kombëtares dhe zëvendësimet e kryera nga De Biasi nuk sollën ndryshim të rezultatit. Një humbje disa ditë para takimit kualifikues të Botërorit me Izraelin, që duket se mbetet rivali direkt i Shqipërisë për vendin e tretë.