Borussia Dortmund mbërriti në finale të Champions League, pasi mposhti edhe në ndeshjen e kthimit 1-0 Paris SG dhe avancoi me rezultatin e përgjithshëm 2-0.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare.

Mbrojtësi Mats Hummels, ishte autor i golit të vetëm për verdhezinjtë.

Me këtë gol ai ka vendosur edhe një rekord në Champions League, duke u bërë futbollisti gjerman më i vjetër ndonjëherë që ka shënuar gol në fazën me eliminim të kompeticionit.

Hummels tundi rrjetën në moshën 35 vjeç e 143 ditë. Interesante është se ai kthehet sërish në një finale të Champions me Dortmund-in, pas asaj në maj të 2013-s, kur bavarezët fituan 2-1.