5 shkurt 2015 – Rrjetet sociale pushtohen nga fantazia e më çapkënëve të cilët nuk ngurrojnë të thumbojnë kryeministrin e vendit. Parlamenti u përfshi nga debate të ashpra për çështjen e përmbytjeve në jug të Shqipërisë.
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për neglizhencë, ndërsa mazhoranca pretendon se shteti është në këmbë dhe nuk ka asnjë të vdekur. Megjithatë, në rrjetet sociale nuk mungojnë notat e humorit të zi në lidhje me këtë situatë.






