Një vit po mbyllet dhe një tjetër po troket në derë, por lajmet që sjell viti 2023 ende nuk kanë marrë fund.

Për humoristin e njohur durrsak, Muharrem Hoxha, ky fundvit po mbyllet me një lajm të gëzuar.

Gjatë një takimi me kryebashkiaken e Durrësit, Emiriana Sako, kjo e fundit i ka komunikuar Rremës, siç e njohin të gjithë, se ka përfituar pensionin e posaçëm.

“Falenderoj Kryeministrin Edi Rama për mbështetjen e dhënë për artistin e humoristin tonë të dashur”,– shkruan ndër të tjera Sako në një postim në rrjete sociale, ndërsa ka postuar edhe një foto nga takimi me Muharrem Hoxhën.

Pensioni i posaçëm shtetëror është një shtesë që përfitojnë persona të caktuar me Vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.

Zakonisht pensioni i posaçëm i akordohet personaliteteve të spikatura të artit, kulturës, shkencës, ekonomisë dhe politikës.