Humoristi i njohur italian, Gene Gnocchi e ka komentuar në formë ironie mundësinë e Filipo Inzagit për t’u bërë trajneri i ardhshëm i kombëtares shqiptare. Duke qenë se Inzagi njihet për marrëdhëniet e shumta me femrat, Gnocchi ka bërë një status në profilin e tij në Twitter duke e trajtuar të ardhmen e trajnerit në varësi të ngjyrës së flokëve të partneres së tij të ardhshme.
“Inzagi në Formentera i pavendosur për të ardhmen e tij: ‘Nëse sot kap një brune, qëndron te Venecia, nëse është bionde, shkon në Shqipëri’”, shkruan humoristi në statusin e tij.