Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban po përballet me protesta që pas fitores së tij rreth tre javë më parë.
Rreth 100 mijë persona dolën në rrugët e Hungarisë kundër politikave që kryeministri Orban po ndjek ndaj kontrollit të mediave.
Organizatorët e protestës thanë se demonstruesit ishin me prejardhje dhe ideologji të ndryshme të majta dhe të djathta.
Protestuesit mbanin në duar pankarta, ku e akuzonin kryeministrin Orban për korrupsion dhe lidhje me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Ata gjithashtu i bënë thirrje Bashkimit Europian të marrin veprime kundër politikave qeveritare jo liberale veçanërisht ato që synojnë lirinë e medias.
Partia Fidesz e Viktor Orban fitoi me 49% të votave duke ruajtur shumicën absolute me 133 vende në Parlament.
Viktor Orban po përballet sërish me protesta