Me rastin e mbylljes se kryesimit 6-mujor të Hungarisë të Këshillit të Bashkimit Europian, ambasada hungareze në Tiranë organizoi një event ku bëri bashkë përfaqësues të trupit diplomatik në Shqipëri, si dhe aktorë të klasës politike dhe pushetit vendor.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato tha se ndihet krenar që ndodhet i deleguar në Shqipëri në një moment historik për popullin shqiptar.
“Ndihem shumë i privilegjuar që përfaqësoj Bashkimin Europian dhe vendet anëtare të tij këtu në Tiranë, në një kohë kur gjërat po bëhen të vërteta dhe të prekshme, dhe më në fund po i përgjigjemi thirrjes së popullit shqiptar për të pasur mundësinë që t’i bashkohen këtij realiteti fantastik, që është Bashkimi Europian.- tha ambasadori Gonzato”
Ambasadorja e Hungarisë në Shqipëri, vlerësoi hapat e rëndësishëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, si dhe rezultatet e përbashkëta të arritura së bashku. Nga 1 Janari i viti të ardhshëm, Presidenca e Bashkimit Europian për 6 muajt në vijim do mbahet nga Polonia.





