Pas përfundimit të proceseve të ratifikimit në të gjitha vendet aleate për Suedinë, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, ka reaguar nëpërmjet një statusi në platformën X.
“Shqipëria mirëpret pranimin e Suedisë në NATO”, është shprehur ministri Hasani, ndërsa thekson se anëtarësimi i Suedisë do të forcojë sigurinë e rajonit tonë dhe të gjithë Aleancës.
“Së bashku jemi më të fortë. Ne jemi NATO”, ka thënë ndër të tjera ai.