7 dhjetor 2015 Në kohën kur në Parlament vazhdonin debatet për projektbuxhetin, kryeministri Edi Rama vendosi të largohet për pak gjatë drekës.
Kësaj here, ai dhe kryeparlamentari Ilir Meta, i kishin parkuar makinat para shkallëve të hyrjes së Kuvendit, veprim që u cilësua nga mediet si frikë nga protestuesit që po protestonin pranë Kuvendit, shkruan “Panorama”.
Por, Rama me sa duket ka qenë vërtet i hutuar, pasi në vend që të hipte në makinën e tij, shkoi tek ajo e Metës, duke qenë se dhe makinat janë të ngjashme. Ishin Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla, ata që i treguan Ramës që kishte shkuar në makinën e gabuar.
/portali DurresLajm/