Moderatores Hygerta Sako nuk i pëlqen aspak kur e thërrasin miss apo ish-miss dhe paska një arsye pse nuk dëshiron të quhet kështu.
Gjatë intervistës për emisionin "Thumb", Sako thotë se kjo gjë e acaron pasi ka vite që investon në profesionin e gazetares dhe kjo i ul vlerat.
“Nuk më thonë as ish-miss po miss. Po ka patur momente të tilla (që acarohem), se ajo ideja e miss-it e një vajze të vogël, e një vajze të re, që është pak çfarë fluturon hahet. Kur më thonë missi më duket sikur më ulin vlerat e shumë viteve karrierë apo e shumë viteve që kam punuar. Sikur më zvogëlojnë staturën që jam munduar të arrij. Unë mundohem të them që jam një miss i 24 vjetëve përpara kështu që ju lutem ma hiqni këtë nofkën po që njerëzit janë fiksuar”, -ka treguar moderatorja.





