Moderatorja sportive Hygerta Sako shpeshherë është vendosur në qendër të vëmendjes për shkak të postimeve të ndryshme që ajo ndan me ndjekësit në rrjetet sociale.
Së fundmi, ajo ka ka publikuar një foto në Instagram nga pushimet e kësaj vere dhe ata menjëherë kanë aluduar se në shoqërinë e kujt gjendet moderatorja shqiptare.
Por, menjeherë Hygerta ka treguar se pushimet po i kalon nën shoqërinë e vajzës dhe nënës së saj.
Madje, ajo është shprehur se nuk dëshiron ende të këtë praninë e një partneri në jetën e saj, pasi nuk i rreh zemra për askënd.
“Unë po i kaloj pushimet me vajzën dhe me nënën time. Nuk më rreh zemra për askënd në Vlorë. Më rreh zemra vetëm për Vlorën. E dua shumë Vlorën, rrënjët e mia janë në Vlorë. Nuk kam askënd që më rreh zemra. Se më ka dal nami që dua burrë. Nuk dua burrë, nuk dua askënd.”