E ftuar pak kohë më parë në emisionin e pasdites në Tv Klan, “Rudina”, moderatorja e njohur sportive Hygerta Sako tregoi se ndihej shumë e lumtur vetëm dhe me ish-bashkëshortin e saj ruante marrëdhënie të mira.
Këtë javë, ajo ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulonës dhe Fatmës e sigurisht, nuk mund të lihej pa u pyetur nëse është në një romancë të re apo jo.
Por ja si u përgjigj moderatorja: “Jo nuk jam gati për një lidhje të re. Sepse më mirë vetëm sesa e keqshoqëruar!”. /Blitz.al





