Hygerta Sako njihet si një nga moderatoret që di t’i menaxhojë shumë mirë situatat e papritura, por nuk i ka shpëtuar një incidenti që i ka ndodhur me karrigen.
Teksa ka qenë në transmetim të drejtpërdrejtë dhe është ulur, karrigia e saj është ulur bashkë me të duke i dhënë një tronditje të lehtë. Moderatorja shihet duke qeshur dhe e ka marrë me sportivitet situatën teksa e ka publikuar videon edhe në Instagram.
“Karrike mistrece, ka qejf të luajë në trasmetim“- ka shkruar ajo krah videos duke shkaktuar të qeshura tek të gjithë.