Kanë hyrë në fuqi ligjet për legalizimin e kanabisit mjekësor, studentët e Mjekësisë dhe për Akademinë e Shkencave.
Ligji që kushtëzon studentët e Mjekësisë të punojnë për 5 vite në vend për të marrë diplomat është botuar në fletoren zyrtare në datën 16 Gusht.
Ndërsa dy ligjet e tjera, ai për përdorimin e kanabisit për arsye mjekësore dhe për Akademinë e Shkencave, u botuan më 21 Gusht.
Presidenti, Bajram Begaj nuk ushtroi të drejtën për dekret për ligjet e diskutueshme të qeverisë duke i kaluar në heshtje.