Hyjnë sot në fuqi masat e reja anti-Covid të miratuara nga Komiteti i Ekspertëve pak ditë më parë.

Duke filluar nga kjo e hënë, të gjithë ata që do të hyjnë të territorin shqiptar duhet:

1. Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

2. Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

3. Të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Ndërkohë për sa u për qytetarëve shqiptarë rezidentë në Shqipëri, të cilët kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e lartpërmendura, duhet të vetëizolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer një test në fund të periudhës së izolimit.

Kujtojmë që prej datës 1 shtator është zgjatur dhe ora policore pasi tashmë izolimi fillon që nga ora 23:00 deri në 06:00.