Kjo e hënë e 20 prillit, shënon një pikë kthese pozitive për vendin, pas një kohe të gjatë nën masa shtrënguese nga COVID-19, pasi ditën e sotme hyjnë në fuqi masat e reja lehtësuese që përkthehen në më shumë biznese të hapura, e për rrjedhojë më shumë punëtorë që rikthehen në punë pas një muaji pushim.

Ashtu sikurse është bërë e ditur ditën e djeshme, çdo biznes që është pjesë e listës që lejohen, do të duhet të jenë pajisur me një leje të marrë në e-Albania i cili shërben për të vërtetuar që është biznes i miratuar nga Ministria e Shëndetësisë si dhe mbi të gjitha do të duhet të zbatojë me përpikmëri protokollin e sigurisë.

Gjithashtu, kjo e hënë shënon edhe fundin e një fundjave në karantinë totale, ku përjashtim kanë bërë të moshuarit që janë lejuar të dalin të shtunën deri në 11:00, dhe të dielën nënat me fëmijë.

Çdo gjobë e vendosur deri të premten për 7107 këmbësorë dhe 1941 drejtues automjeti, të cilëve edhe iu është bllokuar makina dhe patenta, është falur. Qytetarët që kanë paguar detyrimin, si edhe patenta apo licenca do të kthehen brenda 15 majit, dhe duke nisur nga kjo e hënë do të nisë gjithçka nga e para e nuk do të ketë më tolerime.

Lista e plotë e aktiviteteve që do të lejohet të nisin punën në tabelën më poshtë: