Hyn për të vjedhur bagëti në banesën e një personi në fshat, por
Një tentativë vjedhjeje ka përfunduar me plagosjen me armë zjarri të pronarit të stallës së bagëtive në një fshat të Fushë-Krujës.
Policia e Durrësit, sipas informacioneve paraprake që përcjell, bën me dije se “Më datë 07.05.2020, rreth orës 02:25, në fshatin Kameras, Fushë-Krujë, gjatë një tentative për vjedhur bagëti të imëta në një stallë në pronësi të shtetasit A. B, 44 vjeç, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”.
Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të dyshuar ai autorë të ngjarjes.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.





