Një 60-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa ka hyrë për t’u larë në det, pasi i ka rënë atak kardiak.

Policia njofton se viktima është shtetasi N.V., 60 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ka qenë duke pushuar ditën e shtunë në plazhin e Gjirit të Lalzit, kur është futur në det për t’u larë dhe ka rënë pa ndjenja. Më pas ka gjetur vdekjen në ambulancën e Manzës.

Nga veprimet e kryera rezulton se shkak i vdekjes mendohet nga një atak kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.