Një i moshuar ka ndërruar jetë teksa ka shkuar në një farmaci për të marrë ilaçet.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në një farmaci në kryeqytet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Nga hetimet paraprake rezulton se 86-vjeçari me inicialet F.A. banues në Tiranë, ka pësuar infarkt kardiak.

“Më datë 17.06.2018, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, brenda ambienteve të një farmacie ka vdekur shtetasi F.A., vjeç 86, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pas një infarkti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.