Pas publikimit në Fletoren Zyrtare, ka hyrë në fuqi duke nisur nga dje udhëzimi i ri për përcaktimin e tarifës për pajisjen me leje drejtimi. Udhëzimi u lëshua nga ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, shkruan “GSH”. 

Në Fletoren Zyrtare thuhet:

Tarifa e pajisjes me leje drejtimi për drejtimin e automjeteve është si më poshtë:

a) për leje drejtimi të kategorisë am, a1, a2, a 3000 (tre mijë) lekë;

b) për leje drejtimi të kategorisë b1, b 4500 (katër mijë e pesëqind) lekë;

c) për leje drejtimi të kategorisë c1, c 2000 (dy mijë) lekë; ç) për leje drejtimi të kategorisë d1, d 3000 (tre mijë) lekë;

d) për leje drejtimi të kategorive b96, be, c1e, ce, d1e, de 3000 (tre mijë) lekë.

Në fund thuhet se “ky udhëzim hyn në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare”, e cila është botuar më 9 mars 2017.