Sot ka hyrë në fuqi vendimi i mbylljes së sporteleve dhe kryerjes së shërbimeve online.

Rreth 95% e këtyre shërbimeve do të ofrohen në ‘E-Albania’.

Çdo emigrant shqiptar p.sh që do të kërkojë për të marrë një certifikatë në gjuhën gjermane dhe jo vetëm, do të ketë mundësi që ta marrë atë në mënyrë elektronike, pa pasur nevojë që të vijë në atdhe, e të presë me orë të tëra në sportele. Po ashtu do jetë edhe versioni anglisht, italisht, greqisht, spanjisht etj.

Janë me dhjetëra shërbime që do përmbyllen te portali e-albania.