Enkelejd Alibeaj, kryetari i komanduar i PD, në një intervistë televizive zbuloi arsyen se përse nuk zgjodhi të dërgojë në garë elektorale me 61 kandidatë, duke u shprehur se do të jenë vetë kryetarët e degëve që do të merrnin përsipër kandidimin e tyre.
Ai shpjegoi se arsyeja se përse këta 61 kandidatë nuk dolën të gjithë në kandidim është sepse u la një hapësirë vendimi edhe për vetë degët dhe nuk u funksionuar siç bëhet gjithnjë me “urdhra nga lart”.
“Pra, duke parë secili situatën në degën e vet, në bashkinë e vet, do të ishin ata në analizë të fundit që do të vlerësonin nëse do të ishte më e dobishme për ta dhe për Partinë Demokratike që të merrnin përsipër kandidimin për kryetar bashkie apo jo dhe çfarë do të ishte pozicioni i strukturave lart, kryesia e me radhë, do të ishte t’i bindeshin, të pranonin atë zgjedhje që do të bënin degët poshtë,” – u shpreh Alibeaj.
Ai tha se në këtë hapësirë vlerësimi rezultoi se jo të gjithë krerët e degëve morën përsipër kandidimin për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të 14 majit.